Ervin Salianji është thirrur këtë të premte në Prokurori, për të dëshmuar për çështjen “Babale”.
Salianji, pasi është pyetur për rreth dy orë, ka thënë për mediat se ai dhe kolegët e tij të PD-së, nuk kanë bërë asnjë vepër penale, në rastin e “Babales”.
I pyetur nëse ka frikë se mund të arrestohet, ai tha se është i pafajshëm.
“Janë brockulla që thuhen nga Fatmiri apo Rama ne media të kontrolluara prej tij. Nuk ka asnjë vepër penale të kryer prej nesh. Personat që duhet të kenë frikë janë Rama dhe Xhafaj” u shpreh Salianji.
Salianji u shpreh se depozitoi prova të tjera dhe se do t’i bëjë publike më vonë.
I pyetur se ka ardhur një përgjigje nga Anglia për audiopërgjimin e pretenduar mes Albert Veliut njohur si Babalja dhe Agron Xhafajt vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Salianji i vlerësoi si broçulla.
Ai u shpreh se nuk beson se te prokuroria dhe për këtë theksoi se ka arsye të forta.
“Nuk kam besim te Prokuroria dhe kam arsye të forta për këtë. Ka 5 muaj që zvarritet çështja, për t’i dhënë mundësi Ramës për të sajuar prova dhe për të fshirë të tjera.
U lejua që Agron Xhafaj të largohej në drejtim të Italisë. Prokuroria nuk ka thirrur personat që kanë dijeni, si Edi Rama, Xhafaj dhe Balla. Xhafaj nuk mund të hetojë vëllain e tij.
Pamjet përmbajnë provat që përfshijnë edhe persona të tjerë në këtë çështje”, tha Salianji.
Nga hetimet e deritanishme, është vërtetuar se çështja “Babale”, është e montuar.
Dhe një prej përgjegjësve është pikërisht Ervin Salianji, të cilit mund t’i hiqet mandati dhe të përfundojë në burg, në rast se kjo gjë vërtetohet.
Diskutime rreth kësaj post