Mengjesin e ditës së sotme ka ndodhru një grabitje me armë në qytetin e Vlorës.
Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.
Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.
Në vijim do t’ju bëjmë me dije detaje të tjera. /albeu
Diskutime rreth kësaj post