Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në ‘Ora News’, deklaroi sërish se zgjedhjet me Edi Ramën ja të pamundura. Ai tha se ka ardhur koha që votat e shqiptarëve të mos numërohen nga banditët.
Sipas tij e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama, dhe e vetmja mënyrë për ta larguar atë është përballja me këtë të keqe.
‘Së pari dua të bëj një vërejtje substanciale, e hape emisionin duke krahasuar të pakrahasueshmen, tek vërtetësia e kam fjalën unë. Kemi të bëjmë me dy pole të kundërta, njëri pol ku çdo frazë është një gënjeshtër, dhe poli tjetër që përpiqet të thotë të vërtetat që në garë me gënjeshtrën janë në vështirësi, sepse shpejtësia e gënjeshtrës është më e madhe se shpejtësia që lëviz e vërteta. Të kthehem tek teza juaj. Së pari unë nuk kam hequr dorë kurrë nga parimi i marrjes së pushtetit me votën e lirë, këtu jam i palëkundur. Por siç kanë provuar zhvillimet e dy zgjedhjeve të fundit, institucioni i votës këtu ka vdekur, mirëpo ky është sistemi më themelor i një sistemi të lirë. Sipas raportit të BE-së që 20 për qind e votës është blerë, atëherë ndërrimi i pushtetit me votë është e pamundur, sepse kampet elektorale me 20 për qind e diferencë është e pamundur. Por çfarë mesazhi i dha Rexhep Rraja Lulzim Bashë: Do ta shohësh në zgjedhje. Ai e zgjidh problemin e votave me qytën e revoles. Nuk mund të them një qytet të madh, Për dramën e këtij vendi votat dhe votimi përcaktohen nga bandat. Cila është zgjidhja? Ajo ëhstë përballja, që shqiptarëve të mos ua numërojnë votën Bajrat, Lul Berisha, Rrahjat apo bandat e Elbasanit. Për të zgjidhur këtë problem opozita duhet ti japë ultimatum secilës bandë, që po lëvize kokën ta kam mat me pe, por kjo nuk është zgjidhja. Opozita merret me atë që lidh të gjitha fijet e bandave. Njeriu që lidh fijet e bandave më të rëndësishme të këtij vendi e ka emrin Edi Rama. Bandat e arrestuara janë arrestuar nga opozita’, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post