Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dhënë dëshminë e tij në prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, ku është i përfshirë djali i deputetit, Rrahman Rraja.
Në deklaratën e tij pas dhënies së dëshmisë Balla ka theksuar se prokuroria ka bërë regjistrimin për procedim penal ndaj të akuzuarave.
“Prokuroria ka regjistruar procedim penal ndaj të akuzuarave. U informuan prej meje për kallëzimin penal që kam bërë. Kam depozituar të gjitha provat që plotësojnë të gjitha kallëzimet. Është një betejë të cilën do ta fitoj për interes të qytetareve ku del një budalla dhe shpif. Basha të vijë këtu dhe të përballet. Unë mbaj përgjegjësi për kallëzimet që kam bërë unë”.
Diskutime rreth kësaj post