Prej vitesh në Shqipëri rrogat janë në vendnumëro, veçanërisht në sektorin privat, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten vit pas viti.
Kjo ka bërë që ekonomia të futet në një rreth vicioz ku rënia e të ardhurave i detyron njerëzit të blejnë më pak. Sipas INSTAT-it Shqipëria ka pagën mesatare muroje neto më të ulët në Europë, vetëm 290 euro, ose 40 mijë lekë të reja.
Ekspertë të ekonomisë thonë se kontributi dhe përpjekjet që bëjnë punonjësit nuk shpërblehen paga që të përballojnë shpenzimet dhe të jetojnë mirë si dhe t’i motivojnë të punojnë në sektorin privat.
“Sektori privat nuk e kupton qe mbajtja e rrogave të ulëta godet në radhë të parë vetë sipërmarrësin”, u shpreh per TopChannel Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
Në 2017 rrogat në sektorin publik u rritën me gati 10%, në privat ato janë thuajse të pandryshuara. Biznesi justifikohet me atë se janë nën presionin e taksave, konkurrencës në rritje, produkteve dhe çmimeve rajonale që janë më të lira se në Shqipëri.
Video:
Diskutime rreth kësaj post