Që nga paraditja e sotme, në prokurori ka një padi me fakte ndaj kryeministrit Edi Rama. Opozita kërkon nga organi i akuzës, që të hetoj dhe ta çojë në gjykatë Edi Ramën, për të paktën 3 vepra penale të konsumuara prej tij me rastin e ngjarjes së dhunimit dhe përdhunimit të 24-vjeçares Xhisiela Maloku dhe denoncimit të oficerit të policisë Emiliano Nuhu, sipas të cilit është bllokuar hetimi i ngjarjes, nga krerë të policisë dhe figura të larta të Rilindjes.
Tre veprat penale referuar Kodit Penal për të cilat akuzohet zyrtarisht se ka konsumuar Edi Rama në këtë rast janë; kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës dhe kanosje për të mos kallëzuar.
Ende pa e thënë fjalën prokuroria për të vërtetën e donncimit të Emiliano Nuhut kryeministri e kërcënoi atë publikisht duke premtuar se “nuk do ti ndahet atij horri”. Por pas kësaj djali i deputetit Rrahja u arrestua nga prokuroria, pikërisht për akuzën e dhunës dhe përdhunimit e cila ishte fshehur për të paktën 2 muaj.
Nëse prokuroria do të jetë e disponuar dhe Arta Marku e cila është shndërruar në një kukull të Ramës do ta lexonte Kodin Penal drejt dhe do ta çojë deri në fund këtë padi për të cilën faktet janë edhe publike, atëherë Edi Rama për secilën prej tyre rrezikon një dënim nga 2-3 vite burg dhe do të arrestohej që sot.
“Kryeministri i drejtohet me fjalë kërcënuese Nënkomisarit Emiljano Nuhu. Ai ndërhyn në punën e organeve ligjzbatuese duke paracaktuar rezultatin e hetimit penal. Tenton të pengojë zbulimin e të vërtetës,” shkruhet mes të tjerave në padinë e dorëzuar sot në prokurori nga dy kryetaret e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post