Pas padisë ndaj kryeministrit, “për kërcënim” që kanë dorëzuar sot në emër të opzitës në prokurori dy kryetarët e grupeve respektive parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, ka reaguar edhe Rama në strehën e tij të re Twitter.
Ashtu sicc pritej Rama është kundërpërgjigjur me fyerje ndaj përfaqësuesve të opozitës, por edhe duke i kërcënuar.
“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruan Rama.
Paraditen e sotme rreth orës 11.00, opozita depozitoi në organin e akuzës, një denoncim për kreun e qeverisë Edi Rama në lidhje me kërcënimin që ai i ka bërë oficerit të policisë Nuhu, i cili denoncoi përdhunimit e një vajze në Fushë Krujë, prej djalit të deputeti të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Rama deklaroi për oficerin e policisë Nuhu, se ”do nuk do ti ndahemi atij horri”.
Por sipas dy deputetëve opozitar, vetëm pas denoncimit të ati “horrit”, djali I deputetit socialist u arrestua duke vërtetuar se e gjithë historia denoncuese e oficerit që gjendet në azil politik ka qenë e vërtetë.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post