Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla deklaroi se PD me në krye Lulzim Bashën nuk dëshiron që të finalizojë reformën në drejtësi duke kërkuar pazar për ndryshimin e 7 ligjeve për Vettingun, por që sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kjo nuk do të ndodhë kurrë.
“Halli i opozitës është halli i Lulzim Bashës. Një njeri që mori në qafë partinë e tij, por edhe partinë e Monikës. Sot mungojnë për t’i dhënë mbështetje vetingut të drejtësisë. Këto tre vendime na ndajnë me opozitës. Ne duam ta çojmë deri në fund këtë reformë. PD kërkoi Pazar për të ndryshuar 7 ligjet e vettingut, por ne nuk bëjmë kurrë pazar me vettingun në drejtësi”, u shpreh Balla.
Sipas tij edhe nisma e opozitës për Vetting politik nuk synon gjë tjetër veçse të bllokojë Prokurorinë speciale antikorrupsion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
“Reforma në drejtësi ka në thelb objektivin e vettingut të politikës, por ne nuk do të pranojmë vetting pa hetuar korrupsionin e 27 viteve. PD ka sjellë dy faqe letra, ku synojnë të bllokojnë Prokurorinë speciale antikorrupsion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Nuk bëhet Vettingu i Politikës duke ndenjur në hotele, duke mbajtur një fjalim kryetari i opozitës në hotelin e radhës. Opozita duhet të jetë sot këtu për të votuar këto 3 vendime”, u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post