Gjykata e Tiranës ka shpallur si person në kërkim, ish-Presidentin, Bujar Nishani, pasi ky i fundit ka ndërruar adresë.
Repor Tv raporton se gjykata ka dërguar një letër në në drejtim të zyrës së gjendjes civile për të saktësuar adresën e ish-Presidentit Nishanit.
Kujtojmë se Nishani është pala e paditur nga trajneri i kombëtraes, Christian Panucci, dhe i duhet që të paraqitet pranë gjykatës.
Pas kërkesë nga gjykata, është marrë përgjigje se ish-presidenti ka ndërruar banesë dhe për këtë arsye është shpallur në kërkim pasi nuk dihet se ku banon, për t’i dërguar fletëthirrje. /albeu
Diskutime rreth kësaj post