Kryetari i Partisë Socialiste në njësinë Nr. 3 në Tiranë u arrestua nga policia për korrupsion. Në respekt të një tradite tashmë të konsoliduar në radhët e Rilindjes, ai mbante dy emra. Për këtë arsye, në njoftimin që nxorri policia jepet emri Artaj Kroj, ndërsa miq, të afërm dhe simpatizantë socialistë e njihnin si Marjels Kroj.
37 vjeçari ishte zyrtari më i lartë në degën e PS në Tiranë për njësinë Nr.3, dhe si përfaqësues i Rilindjes, drejtonte organizatën politike në një nga zonat më me influencë në kryeqytet, që përfshin zonën tek Brryli, deri tek ish Kinostudio.
Bashkë me këtë funksion në parti, Artan Kroj ishte emëruar edhe si Inspektor i Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave, Tiranë, në Sektorin e Zbatimit.
Por veç këtyre dy punëve, Artan Kroj dyshohet se ishte bërë pjesë e një skeme gjobëvënieje ndaj bizneseve. Jo në Tiranë tek njësia.3, por në Durrës.
Policia tha se kryetari i PS-së, Artan Kroji u vinte gjoba bizneseve në Durrës, sipas një skeme të ngritur dhe të zbatuar bashkë me dy inspektorë të tjerë. Njëri prej tyre, Gentian Elezi, 29 vjeç është arrestuar, ndërsa bashkëpuntori tjetër një 43 vjeçar me inicialet P.H, është shpallur në kërkim.
“Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast” thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk dihet nëse dy bashkëpuntorët e tjerë të Artan Krojit janë funksionarë në Partinë Socialiste, por policia tha se ata të tre vepronin si grup për të marrë ryshfete nga bizneset, duke i kërcënuar me gjoba. Ryshfeti vilej në shuma të mëdha, deri në 2 milion lekë të vjetra, në varësi të shkeljeve që konstatoheshin.
Tentativat për ta liruar
Historia nuk mbyllet me kaq. Arrestimi u krye në datën 1 tetor, në bazë të urdhër-arrestit që nxorri Prokuroria e Durrësit, por është mbajtur i fshehtë nga policia. I pari që e njoftoi ishte deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, sipas të cilit ndërrimi i emrit për socialistin e arrestuar nuk ishte një rastësi. “Artan Kroi nuk duhet te ishte fare ne administrate,sepse ai rezulton i denuar me 7 vjet burg per trafik nderkombetare droge ne Greqi ne vitin 2004 me emrin Marjels Kroj” shkroi Myslim Murrizi.
Ndërkohë një ditë më pas, janë denoncuar disa ndërhyrje për ta liruar kreun e PS-së të arrestuar për gjobëvënie. Sipas Berishës, një zv.Ministër i Jashtëm është parë në ambjentet e komisariatit ku mbahej i prangosur Kroj, në përpjekje për të ndikuar në punën e policisë. Sipas Berishës, zv.Ministri i Jashtëm është parë rreth orës 18.00 në ambjentet e komisariatit bashkë me titullarë të tjerë të institucioneve, për të ndikuar në rastin e Krojit, kryetarit të PS-së që u vinte gjoba bizneseve.
Që Artan Kroj është një nga funksionarët e partisë, të cilët janë aktivë në fushatat e PS-së, e tregojnë edhe këto foto kur ai shfaqet bashkë me deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka gjatë fushatave elektorlale.
Arrestimi i Artan Krojit, një prej zyrtarëve të lartë në strukturën e PS-së, që sot mblidhte vota në Tiranë dhe nesër mblidhte gjoba në Durrës tregon edhe njëherë për nivelin e degradimit të strukturave të Partisë Socialiste, të cilat përballë tepsisë që i lanë bosh aleatët i janë dorëzuar totalisht babëzisë së pushtetit.
Diskutime rreth kësaj post