Pas incidentit të Eni Çobanit në Gjirokastër dhe shoqërimit të saj në Komisariat për sqarime, Jari ka reaguar fort, duke tërhequr vemendjen ndaj dhunës ndaj grave:
“Ata që frikësuan Xhisielën, duan të frikësojnë dhe Enin, pasi i tremb drejtësia e pavarur nga drejtësia e shtetit.”
Më pas, ka bërë sqarimin e tij të zakonshëm:
“Të dashur lexues.
Jari ju sqaron!
Ajo që ka ndodhur sot në Gjirokastër është një goditje ndaj drejtësisë së pavarur të Enit.
Drejtësia e kapur nga Edi Rama e ka frikë drejtësinë e pavarur popullore, që po bën Eni Çobani.
Sistemi i saj i drejtësisë bazohet mbi gjyqin popullor dhe dënimin që populli të jep në sallën e gjyqit.
Edi Rama kërkon një drejtësi që të bëhet nga njerëzit e tij, nga gjyqtarët dhe prokurorët e tij.
Ajo që ka ndodhur sot në Gjirokastër është si dy pika uji me atë që ka ndodhur në Fush Krujë.
Drejtori i Policisë së Gjirokastrës e ka futur Enin në zyrë, i ka vënë pistoletën tek koka dhe i ka thënë tërhiq kërcënimin ndaj gruas, që ke bërë.
Eni nuk u dorëzua.
Pastaj hyri Taulant Balla dhe i tha komisarit: Ule pistoletën se kjo është grua e mirë, e di vetë se ç’duhet të bëjë.
Pas kësaj, Eni doli jashtë, por nuk u dorëzua.
Beteja e saj për një sistem drejtësie të pavarur nga drejtësia e Edi Ramës do triumfojë.
Ata që frikësuan Xhisielën, nuk e frikësojnë dot Eni Çobanin.
Gruaja që tenton të dhunojë Enin ka mbështetjen e shtetit.
Por Eni ka mbështetjen e popullit”.
Diskutime rreth kësaj post