Emisioni “Fol me psikologen” ka trajtuar rastin e Xhisiela Malokut.
Psikologia Ervisa Lula dhe sociologia Entela Binjaku kanë bërë një analizë psiko-sociale të gjendjes së vajzës 25-vjeçare, e cila edhe pse thuhet se është viktimë e dhunës, doli në media dhe pranoi të jepte disa intervista.
Në një gjendje të rënduar psikologjike vajza ka dhënë një mesazh në emision, ka treguar se si u keqpërdor nga media dhe traumën që përjetoi pas intervistave për shkak se sipas saj u trajtua si të ishte në hetuesi
Gjatë emisionit është sjellë në vëmendje ekspertiza mjeko-ligjore dhe roli i psikologes në rajonin e policisë teksa Maloku kishte shkuar të tërhiqte denoncimin.
“Intervista ime e pare qe dhashë per Top Channel per “Open” ishte interviste shume e qete dhe ashtu sic une isha komode me thane se nuk ka dhe erdhen me morën nje interviste ku une pak minuta me pare kisha kaluar nje gjendie shume te rende emocionale dhe me ndërhyrje te njepashershme te gazetares Anila Hoxha une jam ndjere si nen presion dhe si ne hetuesi. Mua ajo interivste me ka bere shume keq nga ana psikologjike tani pak pak minuta nga intervista dhe serish kalova ne nje gjendje depresive nuk e di si dy femra arritën te benin ate gje vetëm per interesat e tyre perosnale! Intervista ime te Opinion ishte me vullnetin tim te lire! I qëndroj me bindje te polte intervistës se Opinionit!!”, ishte ky mesazhi i Xhisielës.
Në një intervistë të mëparshme psikologia ka deklaruar se ka folur me të 10 minuta, ndërkohë që 25-vjeçarja e mohon një fakt të tillë.
Pas thirrjes publike te Xhisielës se kishte nevojë për një psikolog, Ervisa Lula në një bisede të gjatë telefonike me të i ka ofruar mbështetje.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post