Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka deklaruar nga Ushingtoni se ka si linjë qendrore strategjinë, e cila shërben dhe përmirëson zhvillimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët , duke u ndalur konkretisht tek Greqia.
Duke folur për diskutimet Shqipëri-Greqi, Meta deklaroi për “Zërin e Amerikës” se ka patur një mirëkuptim të plotë me kryeministrin, Edi Rama, ndërsa ka shtuar se ka patur edhe mosmarrëveshje të vogla me ministrin e Jashtëm, Ditmir Buashatin.
Por si do të zgjidhen të gjitha çështjet e “ngrira” me Greqinë, presidentMeta e sheh këtë zgjidhje në ratifikimin e Parlamentit dhe në kohën kur vendi të ketë Gjykata Kushtetuese aktive, pasi sipas tij, e kundërta nuk do të zgjidhte “ngërçet” me fqinjët.
“Unë marrëdhëniet me fqinjët i kam për zemër dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika. Çështja ka më shumë se 10 vite që nuk është zgjidhur dhe ka një vendim të Kushtetueses. Unë kam bërë përpjekjet maksimale për ti kontribuar zgjedhjes së drejtë dhe jo ndërlikimit. Është një çështje delikate te ne, por edhe në Greqi. Kam bërë gjithçka, me Ramën kemi pasur dakordim të plotë, kemi pasur disa mosmarrëveshje me Bushatin për këto çështje dhe i kam bërë të qartë Ramës, që nëse është i bindur që të finalizohet një marrëveshje e tillë do të ketë autorizimin tim. Por i kam bërë të qartë, që është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament kur të kemi një Gjykatë Kushtetuese, pasi në të kundërt nuk do i shërbente zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështja”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post