Zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare nuk kanë mirëpritur ofertën e kompanisë serbe të telefonisë Telekom Serbia për të qenë pjesë e tregut shqiptar të telefonisë. Burime bëjnë me dije se drejtues të kësaj kompanie janë takuar me përfaqësues të ministrisë së Transporteve, të cilët i kanë sqaruar se futja e tyre në tregun shqiptar mund të sjellë probleme edhe për vetë kompaninë si pasojë e reagimeve me natyrë politike. Ndërkohë që në një deklaratë për mediat vetë ministri serb e ka përshëndetur një nismë të tillë.
Qeveria shqiptare nuk e ka mirëpitur ofertën e kompanisë serbe “Telekom Serbia” për të blerë kompaninë shqiptare “Telekom Albania”. Burime zyrtare bëjnë me dije se drejtues të lartë të kompanisë serbe janë takuar me përfaqësues të ministrisë së Transporteve. Gjatë këtij takimi drejtuesve të “Telekom Serbia” i është bërë i ditur edhe qëndrimi i palës shqiptare se nuk janë të mirëpritur për tu bërë pjesë e tregut të telefonisë mobile edhe pse investimet serbe janë të rëndësishme për Shqipërinë.
“Ardhja e kompanisë Telekom Serbia në Shqipëri nuk është e mirëpritur. Edhe pse vendimi është midis kompanive, përfshirja e Telekom Serbia në tregun e telefonisë celulare mund të sjellë reagime që mund të ndikojnë negativisht edhe për vetë kompaninë. Ne jemi të gatshëm të presim investimet serbe në vend, por për këtë sektor preferojmë një investitor me një tjetër profil.”
Mësohet se Telekom Serbia ka bërë ofertën më të favorshme për blerjen e Telekom Albania duke ofruar 60 mln euro.
Mundësinë e hyrjes në tregun shqiptar të kompanisë serbe të telefonisë mobile, e ka përshëndetur edhe ministri serb për Tregtinë dhe Telekomunikacionin Rasim Lajiq, i cili e konsideron një lëvizje të mirë, por edhe mjaft të logjikshme që flet vetë për fuqinë dhe potencialin e kësaj kompanie. Në një deklaratë për mediat serbe, Lajiq deklaron se po arriti të blejë “Telekom Albanian”, kompania serbe mund të kthehet në një lider të telekomunikacionit në Ballkan, ndonëse e pranon se është ende herët të flitet për rezultatin.
Video:
Diskutime rreth kësaj post