“Jam i pafajshëm!” Kështu është shprehur Rexhep Rraja teksa dilte nga dera e gjykatës. Para dhjetëra gazetarëve që ishin sot në Krujë për të ndjekur seancën për masën e sigurisë, djali i deputetit ka ngritur edhe një pretendim politik.
“Basha do ta shohë në zgjedhjet e ardhshme se kush është Rexhep Rraja”,
mësohet të jetë shhprehur i riu, i akuzuar për “Përndjekjen” e ish-të dashurës, Xhisiela Maloku.
Mbetet një deklaratë më shumë se e çuditshme që tingëllon edhe si kërcënim, pasi nuk dihet se çfarë roli mund të ketë në zgjedhje djali i deputetit. Për më tepër që n/komisar Emiljano Nuhu ka denoncuar se Rexhepi dhe kushërinjte e tij, Redion e Ramazan Rraja lëvizin me armë në brez dhe jane persona me precedentë penale.
Sot në gjykatë, me kërkesë të prokurores Mirela Kapo, gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Diskutime rreth kësaj post