Dyshimit të gazetarëve mbi deklaratat e fundit të saj ku hedh poshtë denoncimet për dhunë nga Rexhep Rraja, Xhisiela Maloku iu përgjigj duke thënë se “e vërteta jam unë dhe të vërtetën e di unë. E vërteta është kjo intervistë që dhashë dhe kjo është dalja ime e fundit në publik”.
Kjo nuk i bindi gazetarët, të cilët thanë se faktet flasin kundër saj.
Klodiana Lala: Faktet flasin kundër jush. Ke shkuar në hotel dhe ke dalë me trauma dhe ke shkuar tek mjekësia ligjore, ke telefonata pa fund. Ke përgjim ambiental. Ti sot duhet të kesh kurajën ta denoncosh dhunën. Unë uroj të jetë siç thoni ju, uroj të mos ketë gra të dhunuara, por faktet deri tani flasin kundër jush.
Blendi Fevziu: Ju dhatë të vërtetën tuaj, por e vërteta dhënë në një dëshmi para oficerit të policisë ka vlerë shumë më të madhe se ajo që jepet në media.
Xhisiela Maloku: Sa për vlerën unë do ta jap edhe deklaratën në prokurori. Sa për hyrjen time në hotele, unë kam pasur një lidhje dhe janë pjesë personale që nuk kanë pse diskutohen këtu. Sa për telefonatat e mija me kushëririn e tij Ramazanin, unë kam folur gjithmonë me të dhe kam pasur shumë telefonata sepse është një ndër miqtë e mi më të mirë. Kjo është deklarata ime e vërtetë, ajo që dëgjuat dhe ajo që kam për të thënë. Kjo është dalja ime e fundit, ju faleminderit.
Blendi Fevziu: Faleminderit, të largohet vazja sepse kërkon të largohet, të lutem dil shoqëroje pak vajzën, ta shoqërojë pak jashtë. /tvklan
Diskutime rreth kësaj post