Ministria e Brendshme ka reaguar për vrasjen e gardistit në ambientet e Gardës së Republikes, duke cilësuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Viktima Ariol Mance, 30 vjeç është nga Përmeti.
“Rreth ores 23:00, te mbremjes së djeshme në ambientet e Gardës se Republikes, teksa po kryente sherbimin prane hyrjes dytesore te institucionit, punonjësi i Gardes A.M., 30 vjeç, nga Permeti, dyshohet se ka vrarë veten me armen e sherbimit.
Per hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nen drejtimin e Prokurorise.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojne dyshimin se akti eshte kryer ne kushtet e tronditjes psikike.
Hetimet po vijojne per zbardhjen e gjithe rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin për mediat.
Diskutime rreth kësaj post