Xhisiela Maloku ka qenë e pranishmë në studion ‘Opinion’ teksa gazetarët diskutonin për çështjen e saj. Aty, Xhisiela është përballur me një çështje që u ngrit edhe në studion e ‘Open’ në Top Channel, ku gazetarja Anila Hoxha tregoi se vajza kishte gënjyer kur u tha se kishte vajtur në intervistë me taksi, ndërkohë që ato e kishin parë me një makinë tjetër me disa persona.
E çfarë problemi është ky?”,- iu drejtua Xhisiela tensionuar gazetarit Mentor Kikia në studion e ‘Opinion’.
Më pas, Xhisiela deklaroi se intervista që u transmetuar sot në ‘Open’ është e montuar dhe se për ‘Top Channel’ ajo ka dhënë edhe një intervistë tjetër që nuk është transmetuar.
Eni Vasili, moderatore e ‘Open’, konfirmoi pas disa minutash ekzistencën e një tjetër interviste por theksoi se nuk ja lejon “ndërgjegjja qytetare dhe si gazetare që të transmetoja atë intervistë të parë që ishte vetëm një deklaratë për të mbrojtur disa persona”.
“Unë deklaroj me përgjegjësinë time se kjo intervistë nuk është e manipuluar.
“Unë jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale dhe të bëja pyetje që nuk ju bënë nga asnjë media. Vetëm nëpërmjet të vërtetës Xhisiela shpëtohet. Unë dëshmoj që gjithçka u transmetua është e pamanipuluar”, tha Vasili.
“Ishte intervistë e papërgatitur. Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën. Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka”, shtoi Eni Vasili.
Diskutime rreth kësaj post