Xhisiela Malokut ka qenë e ftuar mbrëmjen e së hënës edhe në emisionin e Eni Vasilit, ku ka folur për jetën e saj të vështirë.
“Jam 25 vjeç kam mbaruar shkenca politike jam në mastër për marrëdhënie ndërkombëtare”, tha ajo.
E pyetur nëse dontë të bëhej politikane, ajo tha:
“Nuk e di, pas kësaj ngjarje, gazetare ndoshta po. Jam rritur me njerëzit e mamit se babain e kam humbur.
Babain e kam humbur në moshën 3 vjeçare pasi është vrarë në vitin 1997. Ka qenë me kushëririn e ti dhe i kanë bërë pritë por e mbaj mend shumë pak.
E kam ndjerë shumë mungesën e babait, më ka munguar çdo moment.
Dajat kanë qenë gjithmonë pranë meje por babain se ka zëvendësuar askush deri tani.
Sot jetoj me mamin, motrën gjyshin dhe gjyshen. Unë kam studiuar në Tiranë dhe nuk kam bërë jetën e fshatit.
Linjën e bëja me kushërinjtë apo me furgonat e linjës.
Është një mentalitet shumë i mbyllur atje dhe ka një mentalitet të paragjykuar.
Unë kam jetuar për veten dhe kam gjetur gjithmonë zgjedhjet e mija dhe e di kush jam.
Motrën e dua më shumë. Në fshat në radhë të parë do të ndryshoja mentalitetin.
Kjo ngjarje ka qenë shumë e madhe për mua. Gjatë periudhës që kam dalë në media ka qenë një stres i madh për mua”.
Diskutime rreth kësaj post