Në rrëfimin e saj për emisionin “Opinion”, Xhisiela Maloku tregon, për herë të parë detaje nga lidhja e saj me Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Krujës.
Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Xhisiela tha se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar nga Rexhep Rraja dhe se kallëzimi i saj në polici është bërë për shkaqe xhelozie, pas Rexhepi ishte lidhur me një vajzë tjetër.
E pyetur nga gazetari Fevziu, se përse më pas ajo e tërhoqi denoncimin, Xhisiela tha se e bëri ngaqë arriti të rregullonte marrëdhëniet me ish-të dashurin.
-Pra i bie që jeni tallur me policinë- ishte reagimi i gazetarit.
-Po, u përgjigj Xhisiela, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar e madje se Rexhepi i kishte ofruar mbështetje.
Intervisten e plote te Xhisieles do ta ndiqni sot ne Opinion, ne oren 22:00
Diskutime rreth kësaj post