Zbulohen të tjera detaje nga kallëzimi i ish-oficerit të Fushë-Krujës Emiljano Nuhu në komisariatin numër 6 në Tiranë në 30 korrik 2018. Ai kallëzoi në polici se u kërcënua nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS, Rrahman Rraja për çështjen ‘Xhisiela’, ku djali i Rrajës akuzohet se ka përndjekur ish-të dashurën e tij 25-vjeçare.
Emiljano Nuhu, ish-Oficeri i postës policore të Fushë Krujës, 3 ditë pasi kishte marrë në pyetje Xhisela Malokun, u ndje i kërcënuar nga të afërm të personit nën hetim Ramazan Rraja.
Sipas procesverbalit të kallzimit, një kopje të cilit e disponon edhe ABC News, thuhet se, dy Nuhu u kërcënua nga Redjan dhe Ramazan Rraja nipër të deputetit të PS, Rrahman Rraja për çështjen ‘Xhisela’. Emiljano Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë një në nga lokalet e zonës së njohur ndryshe si “Cazza Italia”, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.
“Çfarë ke me ne që po e kruan kurrizin? Përse e ke thirrur Xhensilen dhe e ke pyetur për ne? Nuk mundesh ti nga Berati të vish dhe të bësh ligjin këtu në Fushë-Krujë”.
Gjithashtu në kallëzimin e tij në polici, Nuhu thotë se dy nipërit e deputetit i kanë thënë se po të duan ata shkrijnë komisariatin.
“Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”.
Pas këtij deklarimi, vetë Nuhu është larguar nga vendi ynë, drejt Bashkimit Europian, pasi sipas tij, nuk i sigurohet jeta dhe ndjehet i kërcënuar për shkak të detyrës
Diskutime rreth kësaj post