Një ditë pas arrestimit të djalit të tij, pasi akuzohet për përndjekje të ish-të dashurës, Xhisiela Maloku, deputeti i PS Rrahman Rraja ka thyer heshtjen.
Nga jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, deputeti i doli në mbrojtje djali të tij, ndërsa tha se Rexhep Rraja nuk kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës. Po ashtu Rraja deklaroi vendosmërinë e tij se nuk do të largohej nga grupi parlamentar i PS.
“Djali im nuk ka kryer dhunë, e keni gabim. Nuk largohem nga PS”, tha Rraja duke iu drejtuar gazetarëve. Ditën e sotme grupi parlamentar i PS-së zhvilloi një mbledhje, ndërkohë që Rraja nuk ishte prezent.
Ditën e djeshme pak pas arrestimit të të riut, partitë opozitare reaguan, ndërsa kërkuan që të merreshin masa edhe për Rrahman Rrajan.
Diskutime rreth kësaj post