Kathryn Mayorga është rikthyer sërish protagoniste pas një botimi në të përditshmen gjermane “Der Spiegel”, shkrim i bazuar në përdhunimin e saj nga Cristiano Ronaldo.
Ngjarja ka ndodhur në vitin e largët 2009 në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ylli portugez akuzohet se ka përdhunuar vajzën në tueletin e dhomës së hotelit ku po qëndronin.
Sipas “Del Spigel”, pas përdhunimit, Ronaldo ka paguar qindra mijëra dollar për të mbyllur çështjen.
“Der Spiegel” ka sjellë edhe disa detaje nga jeta e Kathryn.
Ajo ishte divorcuar në atë kohë nga bashkëshorti shqiptar që jetonte në SHBA.
Pas diplomimit në vitin 2008, Kathryn u martua me të dashurin e saj me profesion barist.
Cifti u nda pas një viti dhe Kathryn u rikthye te prindërit në Las Vegas.
Pikërisht në një festë në Las Vegas, ndodhi dhe përdhunimi.
Në prononcimin e tij ne ate koh, Ronaldo e cilësoi këtë si lajm të rremë me pretendimin se po përpiqen të bëhen të famshëm me emrin e tij.
Në rast se për këtë ngjarje nisin hetimet, portugezi do të jetë në një telash të madh. /albeu
Diskutime rreth kësaj post