Vetëm pak muaj më parë, Robert Berisha do të shkaktonte një furtunë të vërtetë në shtypin rozë pasi foli publikisht për marrëdhënien mes familjes së tij dhe Patrisit. I ftuar në studion e Rudina Magjistarit, kantutori nga Kosova do t’u jepte fund të gjitha dyshimeve e thashethemeve duke pranuar se nuk do të merrte pjesë në asnjë gëzim familjar të vëallait ,për aq kohë sa në mes ishte Tuna.
Nëse e keni humbur si lajm, mund të lexoni Robert Berishës nuk i del e keqja me Tunën, «Mos guxo të përmendësh emrin tim sepse do e pësosh». Ai do të shkonte më tej duke u shprehur i revoltuar se do mbronte familjen e tij dhe do i ndalonte publikisht kunatës së famshme artiste, të përmendte emrin e tij apo të Nora Istrefit. Por mesa duket telenovela e radhës e showbizit shqiptar nuk ka mbaruar me kaq. Pas Robertit, është Tuna Sejdiu ajo që ka folur për herë të parë rreth kësaj teme.
Në një intervistë për emisionin Privé, këngëtarja e hitit ‘’Fenix” ka deklaruar : “Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton: unë, Patrisi dhe Tian. Kështu që të gjithë të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time, vendimet e tyre janë të parëndësishme. Ne jetojmë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt. Kushdo mund të shprehë mendimin e lirë, unë për vete nuk kam kohë për këto gjëra. Në intervista dal për projektet personale, të tjerët janë të parëndësishëm.’’ Nuk e dimë ç’ka për të shtuar Roberti pas këtyre fjalëve, por nuk besojmë ta lërë me kaq.
Diskutime rreth kësaj post