Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Dibër, ku 25 vjeçari I.Z ka humbur jetën pasi është goditur disa herë me thikë.
Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, i identifikuar si Aleksandër balla 23 vjeç.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një zënke të çastit.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit I. Z në njësinë administrative Arras.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes por nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Forca të shumta të Policisë po kryejnë kontrolle në ambjente, banesa e ne automjete për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.
Diskutime rreth kësaj post