Dy zona të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për dy ditët e para të tetorit.
Lajmin e bën të ditur OSHEE, i cili përmes një njoftimi sqaron se do të kryejë disa riparime e mirëmbajtje në nënstacionin e Vorës. Për pasojë zonat në Prezë dhe ajo e stacionit të trenit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike në orët 09:00 të mëngjesit deri në orën 13:00.
“Në vijim të planit të masave për mirëmbajtjen e rrjetit, drejtoria e Tensionit të Lartë do të kryejë remont në nst/Vorë, konkretisht në çelësat 6 kV. Punimet do të kryhen në datat 1-2 Tetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
Pa energji do të mbeten këto zona:
1 – Tetor/Prezë, Rruga (Vorë-Rinas)
2 – Tetor/ Zona e stacionit të Trenit Vorë, Zona Vorë – Marikaj, Pompat e Ujësjellësit Vorë”-sqaron OSHEE.
Diskutime rreth kësaj post