Sot pasdite dhe nesër pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarkun FIER për zjarret, ndërsa afër nivelit “I LARTË” pritet të jenë edhe qarqet Lezhë dhe Durrës, parashikon Instituti i Gjeoshkencave.
Sipas IGJEUM: Pjesët kufitare ndërmjet qarkut Shkaodër dhe Lezhës dhe pjesa qendrore e Kukësit me shtrirje deri në kufi me qarkun Shkodër do të vazhdojnë të mbeten në vlera të larta rreziku.
Qarqet me dalje në dregdet do të vazhdojnë të jenë veçanërisht të rrezikuar në pjesën perëndimore të tyre.
Pjesa tjetër e Shqipërisë mbetet në nivel “I MODERUAR”, por relativisht me intensitet më të ulët krahasimisht me ditët e kaluara.
PARASHIKIMI METEO – RESHJET
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Korçë dhe Gjirokastër. Në pjesën tjetër të territorit nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 15 / 25 °C
në vendet malore: 8 / 20 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.01) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post