E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Bleona ka dhënë lajmin e bukur për të gjithë fansat e saj shqiptar duke u shprehur se po mendon të rikthehet në vendin e saj.
Bleona u shpreh se ka dëshirë të jetojë 6 muaj në Amerikë dhe 6 muaj në Shqipëri. Ndërkohë gjatë kësaj kohe në Shqipëri ajo do punojë edhe për një këngë në gjuhën shqipe.
Në këtë moment Ermal Mamaqi i tha Bleonës ta mendojë rikthimin sepse njeh biznesmenë që e adhurojnë atë si këngëtare dhe do kishin shumë dëshirë t’i dhuronin një vilë.
“Unë njoh shumë biznesmenë që të çmojnë dhe do ishin shumë të lumtur të të dhuronin një vilë, kështu që pse nuk vjen”, i tha Ermali Bleonës.
“Faleminderit. Dhuratat nuk i kthen as mbreti. Por ajo që më sjell në Shqipëri është realisht dashuria e njerëzve, e publikut tim dhe fansave të mi sepse unë pa atë nuk jetoj dot”, u shpreh Bleona.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post