Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka spostuar vajzën e një qytetari të thjeshtë nga Shkodra, për ti liruar vendin për në fakultetin juridik, djalit të një trafikanti të njohur. Ky ka qënë thelbi I një mesazhi që ka shkuar në adresën e ish-Kryeministrit Berisha. Qytetari shkruan se vajza e tij e ka mesataren 9.5 kurse djali që I ka zënë vendin është me precedent penal dhe ka qënë disa ditë edhe në burg pasi ka goditur forcat e policisë.
Ish-Kryeministri kujton se “supertrafikanti Bardhok Plana u shpëtua me urdhër të Ramës nga operacioni ndërkombëtar I pesë shteteve nëpërmjet Mark Frrokut.
Ja postimi I plotë
Famozi supertrafikanti Bardhok Planaj i ngroh xhepat Ndrikull Viles!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Z.Berisha ju uroj gjithe te mirat une jam nje qytetar I shkodres e kam pese femije vajza e dyte sivjet mbaroj maturen dua te denoncoje ministren e aresimit Lindita Nikolla qe me ka spostuar vajzen time qe ka fituar degen per juridik per ti liruar vendin djalit te Bardhok Planaj pazaret dihen se po afrohen zgjedhjet,por c taksirat ka vajza ime kur ajo ka mbaruar me mesatare 9.5 e djali i tij dihet si ja ka marre shkollen ku po shko ky vend a ka nje komision qe i vlereson keta njerez kur djali I tij eshte precedent penal ka bere tre dite burg pasi ka goditur forcat e policise e akoma vazhdo te jete ne hetim nga prokuroria cfare drejtesie do bej ky neser apo do mbroje babain e tij e shoket e tij qe s kane lene gje pa ba ne shkoder qe nga koha e trafikimit moldave, trafik droge e deri tani qe po ju shkruaj qe vazhdo te beje pallate 15 katesh pa leje e se ve kush ujin ne zjarr per ti ndaluar, ne jemi familje intelektuale e qytetare e jemi ba me shlu kete vend prej padrejtesiteve.Te lutem anonim respekte
Ps: Bardhok Plana esht supertrafikanti qe u shpetua me urdher te Rames nga operacion nderkombetar i pes shteteve nepermjet Mark Frrokut ky 8 fu dit 8 denuar ne Belgjike per vrasje!
Diskutime rreth kësaj post