Kryeministri Edi Rama ka komentuar ngjarjen e Fushë-Krujës ku djali i deputetit socialist Rrahman Rahja ka dhunuar barbarisht shtetësen Xhisiela Maloku
Shefi i qeverisë ka folur edhe mbi dëshminë e ish oficerit Emilajno Nuhu dhe kërcënimi i pretenduar ndaj tij.
“Në këtë kohë që jetojmë është kthyer bota përmbys sepse i takon akuzuesit të provojë akuzën dhe jo të akuzuarit.
Akuzuesve i takon të provojnë janë të përfshirë apo jo deputetë të PS-së në këtë cështje dhe nuk më takon mua të provoj të kundërtën.
Unë pres përfundimin e procesit të hetimit duke e konsideruar sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirjen e mediave, qoftë dhe me indiferencë ndaj personit të tij për arsye qoftë dhe tregtare, për audiencë në këtë sulm si një qenëri të neveritshme. Kjo është për mua ajo që i bëhet sot Taulant Ballës.”
Rama iu përgjigj gazetarëve gjatë konferencës në Korçë pas mbledhjes së qeverisë.
Perse nuk u arrestua djali i deputetit?
Pyetja e gazetares: Kur themi se nuk kemi trajtim preferencial për djalin e deputetit, ekspertiza e vajzës ka vërtetuar se ajo është dhunuar. Përse nuk kemi arrestim siç ndodh me meshkujt e tjerë burrat që dhunojnë gratë apo të dashurat e tyre.
Edi Rama: “Arrestimet nuk i bën qeveria, as kryeministri, se po ti bëja unë do kishit parë shumë deri tani, por fatmirësisht nuk kam asnjë përgjegjësi. Është prokuroria ajo që duhet të kryejë deri në fund hetimet dhe të marrë të gjitha vendimet për ta çuar hetimin drejt gjykimit. Jo vetëm unë por as ju fatmirësisht nuk bëni arrestime.
Ndërkohë që diskutojmë për këtë çështje dhe bëjmë shumë mirë që diskutojmë po ridhunohet publikisht vajza, jo vetëm nga PD por dhe nga media, në këndvështrimin tim. Nga ana tjetër deputeti duhet të hetohet njësoj si gjithë të tjerët nëse ka apo nuk ka implikim në këtë proces të drejtëpërdrejtë.
Fakti është se askush nuk ka mundur të bëjë asgjë edhe nëse ka tentuar të ndërhyjë mbi procesin sepse policia e ka respektuar nag A tek ZH. Ju sfidoj të provoni të kundërtën. Ky është fakt. Jetojmë në një sistem ku çdo kush që mbush moshën 18 vjeç përgjigjet para ligjit.
Për mua çështja është shumë e qartë si drita e diellit. Vajza meriton drejtësi dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në këtë çështje duke ia kursyer ridhunimin në publik dhe përdorimin abuzimin si mish për top për qëllime politike apo mediatike, por drejtësinë nuk e bëj unë dhe jo media, as PD. Është prokuroria që duhet të çojë deri në fund hetimin dhe i takon gjykatës të vendosë atë që duhet ne jemi në krahun e vajzës pa asnjë ekuivok dhe për ne asnjë nuk është mbi ligjin. Të gjithë së bashku jemi të barabartë dhe këtë e kemi vërtetuar.
A duhet te vazhdoje Rrahja te jete deputet i PS-se
Pyetje: Një deputet që mbron dhunuesin pavarësisht se është i biri a duhet të vazhdojë të jetë deputet i PS-së?
Edi Rama: Sa i takon të atit të djalit nëse nga hetimi do të ketë një provë të përfshirjes së tij, apo nëse çdo lloj investigimi të pavarur do provojë përfshirjen e tij atëherë hajde më pyesni çfarë qëndrimi do të mbaj.
Vetë Taulant Balla hedh poshtë akuzat dhe ka ngritur padi penale ndaj Bashes, e Nuhut.
Diskutime rreth kësaj post