Rreth 30% e familjeve shqiptare në pjesën e parë të vitit kanë marrë një borxh. Raporti i Bankës së Shqipërisë për stabilitetin financiar tregon se rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare të ardhura-shpenzime.
Në raport theksohet ndër të tjera se 40% e këtyre familjeve që kanë marrë borxh deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese.
Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve tregon se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, numri i të punësuarve ka shënuar rënie në terma vjetorë, kryesisht nga rënia e punësimit në sektorin shtetëror, ndërkohë që numri i të punësuarve në sektorin privat dhe i të vetëpunësuarve ka rezultuar në rritje.
Për gjysmën e dytë të vitit 2018, shumica e familjeve huamarrëse (rreth 74%) sipas raportit nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese.
Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së dytë të vitit 2018 vlerësohet pothuajse e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar me një vit më parë, gjë që dëshmon për një kërkesë të moderuar të familjeve për huamarrje.
Ndër të tjera në raportin e Bankës së Shqipërisë theksohet se në 6 muaj e parë të këtij ka pasur një rritje të ndjeshme të kredisë konsumatore (me 5%), ndërsa kredia
për pasuri të paluajtshme (që zë 63% të kredisë për individët) nuk shënoi ndryshime gjatë periudhës, duke mbetur në nivelin 108 miliardë lekë.
Sipas gjykimit të bankave, kërkesa e individëve për kredi vijon të mbetet e fortë, ndërkohë që kushtet e kreditimit për individët janë lehtësuar disi gjatë tremujorit të dytë të vitit.
Diskutime rreth kësaj post