Nuk kanë munguar batutat në takimin e Pastrisë Socialiste në Korçë këtë mbrëmje, për anëtarësimet e reja.
Pjesëtarë të rinj iu bashkuan PS-së, duke marrë edhe teserën e Partisë Socialiste. Në një moment, Kryeministri Rama i drejtohet me humor Pandeli Majkos, pasi mesa duket, vuri re një përgjume të Ministrit për Diasporën: “Zgjohet herët, po fle herët… Sa është ora? Po vajtoi ora 9 ke të drejtë drejt se çohet në 5, është me ato të ushtrisë”.
Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë luajti sërish me fjalët: “E nisëm me një vajzë ta mbyllim e një djalë”. Meqë vajzës ja dha Pandi (teserën), djalit t’ia japi Niko”.
Niko Peleshi dhe Majo ishin dy ministrat që shoqëruan Ramën në Korçë këtë të enjte.
Diskutime rreth kësaj post