Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se Rama hesht për ngjarjet e ditëve të fundit, pasi sipas tij ia ka “dhënë gjuhën” me PPP kriminelëve, gazetarëve të përdalë e trafikantëve.
Në një shënim në facebook Vasili kujton akuzat ndaj djalit të një deputeti, vrasjen e gjyshes në Durrës, letrën e nënës që kërkon ilaç për të birin, për të cilat i kërkon Ramës që të flasë.
“Kryeministri hesht, se gjuhën ia ka dhënë me PPP kriminelëve, gazetarëve të përdalë e trafikantëve.
Kryeministrit i zhyten në llum moral, ordiner dhe kriminal deputetët e tij që dhunojnë një vajzë të pambrojtur dhe ai s’flet është pa gojë.
Një gjyshe masakrohet nga nipi viktimë e drogës së kryeministrit që përmbyti Shqipërinë, po ky prapë gojë kyçur rri.
Një nënë kërkon ilaçin për jetën e fëmijës së saj që qeveria e këtij kryeministri ia ka hequr dhe ky prapë gojëtaposur.
Nuk flet se ia ka dhënë gjuhën me PPP kriminelëve, gazetarëve të përdalë dhe trafikantëve që helmojnë fëmijët me drogë në shkolla”, shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post