Gazetari Artan Hoxha deklaron se ka marrë disa kërcënime gjatë 24 orëve të fundit, pasi ka folur rreth çështjes së djalit të deputetit Rrahman Rraja.
Hoxha tha se ai dhe familja e tij ka marrë dhjeëra kërcënime, edhe në rrjetet sociale. I pyetur në Report Tv se kush mund ta ketë kërcënuar Hoxha tha se “është e njëjta dorë dhe mendje”.
Gazetari investigativ shtoi se kërcënimin e fundit e ka marrë sot rreth 30 minuta para se të dilte në emision. Në mesazh shkruhej “Ty do të fusim plumbin në gojë”.
“Një nga mesazhet që mora tani gjysëm ore para është “ty do të fusim plumbin në gojë”. Kjo është fryma që ka përhapur ish kryeministri me qytetarin dixhital dhe kryeministri me ERTV”, u shpreh Hoxha.
Deklarata e plotë:
Jam kërcënuar, familja ime që prej ditës së djeshme është nën panikun e kërcënimit. Familja ime është kërcënuar me mesazhe në Facebook. Por mua nuk më është përgjigjur shteti. I kam denoncuar me emra dhe mbiemra. Unë denoncoj me emra, jo si qytetari dixhital. Jetoj në një shtëpi 56 metra katrorë. Pse s’di unë të shkoj të kërkoj azil, po dinë këta që duan të rrëzojnë Edi Ramën nga azili.
Prandaj thashë se tek ai muri i ministrisë ku protestojnë artistët për Teatrin janë 252 yje, dëshmorë të atdheut që kanë dhënë gjakun në luftë me krimin. Krimi nuk luftohet duke kërcënuar mua në Facebook.
Jam kërcënuar dhe dora dallohet është e njëjta mendje dhe i njëjti tru. Kujt t’i ankohem unë kur Berisha më ka kushtuar 6 statuse duke më akuzuar për banda, krim dhe vrasje. Ai e bën haptazi dhe publikisht. Kur unë dal dhe them që në 2015-ën se është mbjellë drogë. Unë që jam denoncuesi, akuzohem se kam vrarë. Ky që ka xhenazen tek dera. Si të ruhemi ne nga militantët partiakë, majtas dhe djathtas.
Diskutime rreth kësaj post