Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimin për dëshminë e ish-oficerit të policisë së Krujës të publikuar një ditë më parrë nga PD, i cili akuzon tre pushtetare se e kanë kërcënuar.
Mësohet se prokuroria e Tiranës ka administruar në dosje materialin filmik dhe zanor me dëshminë e ish-oficerit Emiljano Nuhu.
Sipas Prokurorisë, objekti i hetimit është verifikimi i rrethanave të paraqitura në dëshmi.
Po ashtu Prokuroria po kryen veprimet paraprake për të vlerësuar nëse ka elementë të veprës penale. Grupi i hetimit pritet të këqyrë regjistrin e hyrje-daljeve të Komisariatit të Policisë së Krujës
Ish-oficeri i policisë së Fushë Krujës, Emiliano Nuhu deklaron se është kërcënuar me jetë në zyrë nga djali i deputetit Rrahman Rahja në prani të deputetit Taulant Balla dhe kreut të bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Kërcënimi sipas ish policit ka ndodhur pas denoncimit të bërë nga Xhensila Maloku për kanosje e dhunë seksuale, raporton “ora”.
Ndërkohë, deputeti i PS Taulant Balla, ka mohuar të gjitha akuzat, duke i konsideruar si inskenim nga ana e opozitës
Diskutime rreth kësaj post