Kryeministri Edi Rama është padyshim një ndër kryeministrat më të komentuar në Shqipëri.
Dhe kjo jo vetëm falë politikës e punës në Shqipëri por edhe për stilin e jetesës, veshjet, fjalimet e deri tek batutat therëse, raporton albeu.com.
Në galerinë e bashkëngjitur lajmit ju njohim me disa nga rastet kur kryeministri Edi Rama ka çuditur shqiptarët dhe të huajt me sjelljen e tij. /albeu
– Samiti i Londrës:
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e vendeve të Ballkanit që u mbajt në Londër.
Dhe si gjithmonë u vu re nga veshja e tij. Rama edhe këtë herë kishte zgjedhur atletet e bardha dhe kjo ra në sy. Media prestigjioze në Britani me anë të një postimi në Tëitter, shkruan: “Duket se dikush i paska harruar këpucët”.
– Çitjane e atlete të bardha në cemoninë e homazhëve për Hajdaragën:
Në ceromoninë e homazheve për nder të ish ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Ndryshe nga kodi i nënkuptuar i ceremonisë, Rama ka thyer rregullat duke zgjedhur të veshë çitjanet dhe atletet e bardha, që shpeshherë i mban veshur edhe në samite të ndryshme ndërkomëtare.
– Thonj të paprerë në emision:
Gjatë një interviste në News 24 kryeministri Edi Rama është kapur “mat” me thonj të paprerë.
Rama duket se i pëlqen t’i lerë thonjtë e gjatë. Të paktën kjo është ajo që u duk në emision, ku thonjtë e gishtave tregues në të dyja duart ishin më të gjatë se thonjtë e duarve të tjera.
– Rama shkon i veshur si bari delesh në Korçë:
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Korçës për projektin e qeverisë “100 fshatrat”. Dhe ajo që ka tërhequr sërish vëmendje është veshja e kryeministrit.
Rama ka habitur të pranishmit me stilin e veshjes i cili sa vjen dhe bëhet me ekstravagant e për shqiptarët i çuditshëm. Veshja e tij me çitjane dhe këpucë të zeza si dhe xhaketën serioze e cila ska asnjë kombimin, kryeministri Edi Rama duket shumë larg “seriozes” që e karakterizon një kryeministër.
Duke vështruar veshjen e kryeministrit mund të themi me bindje se vërtetohet shprehja që “shqiptarët janë dele” dhe udhëhiqen nga një bari.
– Me kostum serioz por me thonj pa prerë, Rama lë nam në Kosovë:
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kosovës për të marrë pjesë në organizimet për festën e Pavarësisë së Kosovës.
“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”- shkruan Rama në një foto të shkrepur me kryeministrin e Kosovës.
Siç e shihni, kryeministri Edi Rama nuk ka prerë thonjt, gjë e cila nuk duket aspak estetike, përkundrazi.
Diskutime rreth kësaj post