Xhisiela Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e ish-deputetit Rrahman Rrahja e më pas është tërhequr nga denoncimi, ka reaguar pas deklaratave të ish-policit Emiliano Nuhu.
Në një intervistë dhënë për Report TV, ajo i ka hedhur poshtë të gjitha deklarimet e dhëna nga Nuhu në një intervistë televizive dhe në një letër adresuar kreut të policisë Veliu, kryeprokurores Marku, kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.
“Rrahmanin, dhe deputetin Balla dhe kryebashkiakun Bushi nuk i kam parë fare në polici”, ka deklaruar Maloku.
“Kanë qenë disa kushërinj të tij, por Taulant Balla dhe Rrahmanin nuk i kam pare fare”, shtoi ajo. Po ashtu, ajo ka thënë se deklarimin në komisarit nuk e ka dhënë fare te polici Nuhu, por te Gentian Çitozi.
Lidhur me deklaratën se vëllai i deputetit ka kërcënuar policin Nuhu, ajo thotë se Xhelal Rrahja ndodhej në komisariatin e Fushë Krujës kur ajo tërhoqi dëshminë Xhisiela thotë se “ka qenë por në ambientet e jashtme, por ka qenë në anën time. Nuk ka kërcënuar njeri, siç thotë edhe Emiljano”.
Ajo shprehet se nuk ka pasur asnjë kërcënim për tërheqjen e denoncimit, por ka vendosur vetë ta bëjë një gjë të tillë. Xhisiela Maloku thotë se me djalin e deputetit kanë qenë të lidhur për një periudhë të gjatë.
Diskutime rreth kësaj post