Në daljen e tij publike, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur live dhe komentuesve në FB.
Një emigrante shqiptare në Suedi, e ka pyetur Ramën për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.
Rama tha se në fakt shifrat e publikuara për largimet janë propagandë dhe në një shoqëri të lirë, ai s’mund të pengojë askënd të largohet.
Rama tha se në fakt, “s’ka qeveri dhe fuqi në tokë që t’ua bëjë Shqipërinë Gjermani sot dhe tu japë mundësitë që mund tu japë Gjermania sot”.
Kjo është cështje e kohës dhe lirisë për të lëvizur, ne nuk jemi bunker i Enverit dhe njerëzit kanë liri.
Nëse shqiptarët duan azil, ndodh se ne nuk jemi anëtar të BE-së dhe nuk kemi akses për punësim si anëtarët e BE, por sa për ikjet në numër po të them se nga Kroacia, vend anëtar i BE, kanë ikur në një vit më shumë se sa nga Shqipëria.
Gjithë shifrat e ikjeve janë propaganda, ikën 500 mijë, 1 milionë, 200 milionë, janë propagandë”, tha Rama.
“Vijnë e ikin, ikin e vijnë dhe kjo është koha në të cilën jetojmë.
Nuk jemi vend i mbyllur, njerëzve s’ka qeveri dhe fuqi në tokë që t’ua bëjë Shqipërinë Gjermani sot dhe tu japë mundësitë që mund tu japë Gjermania sot.
Por është e sigurtë që ka shqiptarë që duan të ikin, por edhe të rrinë.
Ne duhet të bëjmë çmos që e nesërmja të jetë më e mirë se e djeshmja”, vijoi Rama
Diskutime rreth kësaj post