Një inxhinier i softuerit në mbipeshë fajëson rritjen e peshës së tij si faktor kryesor për prishjen e martesës së tij – sepse ai ishte “shumë i madh” për seks.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stephen Ringo, 38 vjeç, thotë se ai u bë aq i rëndë saqë ishte në një luftë edhe për të mbathur çorapët e tij, lëre më të “performonte” në dhomën e gjumit.
Dikur njeriu që peshonte rreth 180 kilogramë, përkatësisht në vitin 2016, hasi në probleme të marrëdhënieve me gruan e tij, për çka ai vendosi më në fund të rivlerësojë gjendjen e tij shëndetësore.
Dhe në vetëm dy vjet, ai ka arritur të largojë rreth 100 kilogramë.
“Është e drejtë të thuhet se pesha ime e shkatërroi martesën time”, tha Stephen, nga Johnson City, Tennesee.
“Ishte faktori më i madh, marrëdhëniet e mia me gruan time u përkeqësuan, ndërsa pesha ime u ngrit, unë isha në depresion dhe në atë masë, pesha ime e shtyu jetën time seksuale drejt dështimit”.
Ai tha se realitetin e hidhur e kuptoi saktësisht kur shkoi në një festë në Nju Jork, me ish-gruan e tij, në vitin 2012.
“Kur jeni në Nju Jork, ka shumë ecje. Pas një ecje në Central Park, u desh të ulesha në një bankë dhe të merrja frymë, për rreth gjysmë ore. Ndjeva një dështim”. /Telegrafi
Diskutime rreth kësaj post