Një ditë pasi opozita shqiptare prezantoi platormën antimafia, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, e quan gjobvënie ndaj bizneseve për të prishur kontratat koncensionare të listuara prej tyre si të korruptuara, kur të djathtët të vijnë në pushtet.
“Ajo çka duhet të them për këto deklarata është se nuk e mendoja nivelin e degradimit deri në situata para politike të një partie kryesore opozitare që pretendon të vijë në pushtet. Deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi.”
Damian Gjiknuri sqaroi se Shqipëria është anëtare e Konventave Ndërkombëtare, mbi të cilat nuk mund të dalë asnjë parti politike, pasi nëse prishet apo jo një kontratë e kontestuar nga një palë, fjalën e fundit e ka drejtësia.
“Republika e Shqipërisë është anëtare e konventave ndërkombëtare që mbrojnë çdo lloj investimi dhe ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilat ju ka ikur koha”, tha Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post