Në 24 orë vlerat e termometrit kanë rënë me rreth 8 gradë celcius. Temperatura të ngjashme pritet të na shoqërojnë deri të premten. Sinoptikania Tanja Porja shpjegon se këto vlera, nuk janë tipike dhe ngjasojnë me fillimin e dhjetorit
Bluzat me mëngë të gjata mos i ndani nga vetja të paktën deri të premte. Në 24 orë vlerat e termometrit kanë pësuar rënie me rreth dhjetë gradë celcius. Temperatura të tilla parashikohet të na shoqërojnë edhe tre ditët në vijim. Të tilla vlera, meterologia Tanja Porja shpjegon se nuk janë normale për shtatorin.
“Ditën e sotme, por edhe të mërkurën dhe të enjten temperaturat do të variojnë nga 2-3 gradë nga më e ulëta në zonat malore dhe jo më shumë se 25-26 gradë në pjesën më të madhe të territorit. Këta janë temperaturat tipike të muajit nëntor. Në zona të caktuara edhe temperatura të stinës së dimrit ka patur një hyrje të masave ajrore të ftohta drejt Evropës Verilindore drejt qendrës përfshirë dhe Evropën Juglindore, kryesisht dhe Ballkanin”.
Problematike do të jetë era e ftohtë dhe me shpejtësi të lartë. Në fundjavë parashikohet një rritje e lehtë e temperatuarave.
“Pritet që të kemi sërish një rritje të lehtë të temperaturave nga e premtja e në vijim. Sigurisht që nuk do të ketë temperatura rreth 300 apo mbi 30 gradë celcius. Do të kthehemi në temperaturat tipike dhe do të kthehemi në normalitetin termik të stinës së vjeshtës. Pjesa e parë e muajit tetor pritet të jetë e freskët dhe reshjet do të jenë pak prezente ndërkohë që pjesën e dytë të muajit pritet që temperaturat të jenë më të larta se 15 ditëshi i parë i muajit tetor.”
Pjesa e parë e muajit tetor pritet të jetë e freskët, ndërkohë që reshjet nuk parashikohen të jenë shumë të pranishme. E kundërta pritet të ndodhë në 15 ditëshin e dytë.
Diskutime rreth kësaj post