Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për shtyp ku ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ndaj vëllait të tij.
Ai kërkoi nga Prokuroria që të fillojë hetimin për kryeministrin Rama dhe ministrin Xhafaj.
“Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama janë drejtpërdrejt të përfshirë në një komplot shtetëror për të mbyllur me metoda mafioze skandalin e të vëllait trafikant droge të ministrit të Brendshëm. Njëlloj si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj deklaroi se përgjimi i të vëllait është i sajuar dhe për këtë ai disponon prova”, tha deputeti deomkrat.
Diskutime rreth kësaj post