Prej mëse një viti funksiononte si një rrjet i mirëfilltë prostitucioni duke u fshehur nëpër qendra të masazheve.
Shërbimet “ekstra” jepeshin nga një sërë vajzash në të paktën 4 qendra masazhi të zbuluara në Tiranë.
Policia e ka bërë njoftimin për shkatërrimin e këtij rrjeti prostitucioni këtë të martë, por pa dhënë detaje në lidhje me emrat e qendrave të masazhit.
Në njoftimin zyrtar thuhet se në pranga kanë rënë tre persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI:
Tiranë – Finalizohet pas 7 muajsh hetimi, operacioni policor i koduar “Extra Service”.
Në pranga 3 administratore qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe 1 u shpall në kërkim.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore, finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
– H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë
– A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë
– L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë
si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë
Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.
Diskutime rreth kësaj post