I ftuar në emisionin televiziv “Open” në Top Channel, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po flet për nismat e reja të opozitës dhe sigurisht për betejën politike me mazhorancën.
Beteja kundër oligarkëve është një nga nismat, për të cilën opozita ka gati një projekt-ligj, që sipas Bashës do të godasë të gjitha aferat korruptive të qeverisë dhe do të shpëtojë rreth 2.2 miliardë euro para të shqiptarëve.
Ndërsa ishte duke folur për oligarkët, Basha ndërpreu bisedën me gazetaren Eni Vasili, për të kërkuar leje që të heqë xhaketën, pasi kishte vapë.
“Nëse me lejoni ta heq xhaketën se më duket shumë vapë, keni vapë ju apo vetëm unë? ”, tha Basha me humor.
Diskutime rreth kësaj post