Kryeministri Rama, në rubrikën e tij për ERTV, “Përgjigja ime”, ka replikuar sot me një qytetari e cila i ka thënë se është e kotë që po rregullohen 300 qendra shëndetësore, pasi nuk ka mjekë të punojnë në qendra.
Sipas qytetares me emrin Albana, të cituar nga Rama gjatë replikës së tij, në këto qendra shëndetësorë kanë mbetur vetëm veteriner, pasi mjekët kanë ikur në Gjermani.Por Rama i pa përgënjeshtruar këto deklarata, duke thënë se sot kuotat e mjekëve janë të plotësuar, por ka dhe 400 të tjerë që janë në kërkim të një pune.
“Ti nuk je dakord për rilindjen e 300 shëndetësore, pasi sipas teje mjekët kanë ikur nga Shqipëria dhe kanë mbetur vetëm veteriner. Për vet faktit grotesk që trajtohet sot, e vërteta është se pavarësisht mjekëve, vendi ynë nuk ka asnjë mungesë objektive mjekësh.
Figurojnë 1400 mjekë që kërkojnë punë. E vërtetë mungojnë specializantët, pasi u mbyll në mënyrë absurde, por kjo shkollë u hap sërish dhe këtyre vit dalin specialistët e parë”, u shpreh Rama.
Më tej Kryeministri tha se ka dhe nga ata mjekë që kanë lënë emigrimin dhe janë kthyer në Shqipëri për të punuar.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post