“Çlirimi i ekonomisë nga oligarkët” duket se ka marrë një frymë më konkrete.
Kjo pasi PD ka hartuar një listë me biznesmenët më të mëdhenj që sipas PD, kanë përfituar para publike nga Rama, duke i kushtuar xhepave të shqiptarëve plot 2,2 miliardë euro.
Ata sipas PD janë:
Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);
Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot- Morinë;
Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar
Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);
Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë- Thumanë- Vorë (225 milionë euro);
Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;
Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve matës të karburantëve dhe gazit të lëngshëm;
Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier- Ballsh- Vlorë
Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;
Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);
Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);
Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorike (104 milionë euro)
Diskutime rreth kësaj post