Pasi u përpoqën të ndikonin në mënyrë të paligjshme Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECtHR) në Strasburg për pezullimin e proceseve gjyqësore shqiptare që lidhen me pronat, duket se qeveria shqiptare hapur po keqinformon Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me listën e saj të katërt të kandidatëve për pozicionin e gjykatësit shqiptar në Gjykatë e Strasburgut.
Exit.al ka lexuar një letër të datës 23 korrik 2018 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga ambasadorja e Shqipërisë në Këshillin e Europës, Albana Dautllari. Në letër Ambasadorja ka pohuar se të gjitha kandidaturat e paraqitura nga Shqipëria kanë kaluar procesin e vetingun. Me një anglishte të ngatërruar, Dautllari është shprehur:
Duke marrë parasysh rëndësinë e profesionalitetit dhe integritetit moral, kontrolli i figurës së gjykatësve dhe prokurorëve në systemin gjyqësor shqiptar, si dhe i të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë të gjykimit, nën zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, kandidatët për pozicionin e gjykatësit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ kanë kaluar procesin e rivlerësimit (vetingut). [nënvizimi i yni]
Ky pohim është i pavërtetë. Asnjë nga të tre kandidatët e paraqitur nga Shqipëria nuk i është nënshtruar procedurave të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sokol Berberi u dorëhoq nga Gjykata Kushtetuese përpara se t’i nënshtrohej vetingut, ndërsa Darian Pavli dhe Mariana Semini nuk kanë pasur funksione që t’i nënshtroheshin vetingut.
Megjithatë, Dautllari deklaron në paragrafin më poshtë se:
“Profesionistët e tjerë ligjorë, të cilët nuk bënin pjesë në kategoritë e përmendura në Kushtetutë, ishin subjekt i parimeve bazë të procesit të rivlerësimit, i cili u zbatua përmes hetimit dhe vlerësimit të aftësive, kompetencave, figurës, aseteve dhe aspekte të tjera, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Një aplikant u përjashtua nga procesi, si pasojë e procesit të rivlerësimit (vetingut).”
Me fjalë të tjera, ata të cilët nuk iu nënshtruan vetingut për shkak se nuk bënin pjesë në kategoritë që i nënshtrohen vetingut (në fakt, të tre kandidatët) u vlerësuan “në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse”.
T’i nënshtrohesh vetingut do të thotë të kalosh të gjithë procesin e rivlerësimit. Asnjë nga kandidaturat e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut nuk e ka kaluar një proces të tillë—që do të thotë se asnjëra prej tyre nuk i është nënshtruar vetingut.
Ndaj është krejtësisht keqinfromuese që qeveria shqiptare i deklaron Strasburgut se “të gjithë aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën e Starzburgut kanë kaluar procesin e rivlerësimit (vetingun)”.
Diskutime rreth kësaj post