Këtë të enjte teksa në parlament maxhoranca qëndronte e vetme, disa qindra metra më tutje, opozita kë bërë publike skemën që kërkon të implementojë me ligj, në mënyrë që të godasë ashpër ato kompani apo tendera të dhënë nga qeveria, që kanë rënë në “prenë” e korrupsionit.
Ish Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka bërë publike hapat që do të ndiqen për të goditur rëndë korrupsionin ekonomik, e sidomos ato kompani e tendera, të marra në formë korruptive.
Kësisoj nëse marrim rastin e Teatrit Kombëtar i cili tashmë do të prishet… nëse të nesërmen në pushtet vjen opozita, atëherë kompania që ka fituar tenderin do t’i nënshtrohet një “stuhie të vërtetë”, pasi jo vetëm do i shkatërrohet ajo që ka ndërtuar, por kompania do të duhet të paguajë dhe për kostot për të rikthyer ashtu si ishte vendin apo objektin që ka prishur.
Më tutje, PD ka ndërmend që përvese kësaj goditje të drejtpërdrejtë në veprimtarinë korruptive, ligji të jetë i aftë që të sekuestrojë të gjithë pasurinë e kompanisë që është përfshirë në të tilla raste.
Më poshtë disa nga hapat që kërkon të ndjekë opozita me planin e saj për goditjen e korrupsionit financiar e ekonomik.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post