Për shumë nëna të reja, mund të jetë shqetësuese nëse foshnjat e tyre refuzojnë të ushqehen me gji, ndërsa në rastin e Sarah Boyle kjo gjë i ka shpëtuar jetën.
26-vjeçarja thotë se i biri i saj Teddy, tani 1 vjeç, fillonte të qante sapo e ushqente me gjirin e djathtë.
E shqetësuar, Sarah u konsultua me një gjinekologe, e cila e rekomandoi që të bënte një skaner dhe biopsi. Dy javë më vonë ajo u diagnostikua me kancer të gjirit.
Sarah tani po bën kimioterapi para se t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e gjirit.
“Teddy është heroi im – nëse nuk do të ishte për të, nuk do të dyshoja asnjëherë se kam kancer.
“Këshilluesja më ka thënë se ushqyerja me gji forcon më shumë lidhjen mes nënës dhe foshnjës. Në rastin tim bëri më shumë se kaq – më shpëtoi jetën”.
Diskutime rreth kësaj post