Kryeministri Edi Rama i ftuar në Opinion, ka deklaruar se Teatri do të shëmbet pasi nuk ka asnjë parametër për t’u konsideruar i tillë.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me faktin, se dikur Ministër Kulture, Rama këtë godinë e kishte futur në ansamblin muzeal, Kryeministri tha:
“E kam firmosur por kanë kaluar 20 vjet nga ajo periudhë”.
Edhe kryeministria mund të bëhet më e mirë me xham, me këtë argument shembe dhe atë- e ka ironizuar Fevziu.
Këtu nuk bëhet fjalë për ta shembur për çështje shije… nëse do t’i referohemi atyre që ne kemi bërë në këto 5 vite për trashëgiminë kulturore, është më shumë se 25 vite të marra së bashku-u shpreh Rama. /albeu
Diskutime rreth kësaj post